Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia, paralajmërim bërthamor ndaj NATO/ Prenga: Kërcënim propagandistik. Vendet të jenë të përgatitura…

schedule21:23 - 30 Shtator, 2026

schedule 21:23 - 30 Shtator, 2026

Rusia rikthen në vëmendje kërcënimin bërthamor ndaj NATO-s, ndërsa tensionet gjeopolitike vijojnë të mbeten të larta. I ftuar në emisionin “War Report”, gjenerali Dede Prenga tha se rreziku i përshkallëzimit është permanent, por nuk e konsideroi të afërt një përshkallëzim të pakontrolluar.

Sipas tij, Rusia po përdor shantazhin, luftën me dronë dhe propagandën si mjete presioni. Prenga e cilësoi kërcënimin bërthamor më shumë si pjesë të luftës propagandistike, ndërsa theksoi nevojën që shtetet të jenë të përgatitura për skenarë me pasoja potencialisht katastrofike.

“Nuk mund të them që Putin po humbet durimin dhe situata do dalë jashtë kontrollit. SHBA dhe vende të tjera kanë përkeqësuar situatën dhe kanë përshkallëzuar situatën.



Ky rrezik është permanent dhe do të shfaqet herë pas here, pas situatave që do të ndodhen dhe nga lidershipi që do të shfaqet përgjithësisht. Rusia po përdor të gjitha mjetet, siç është shantazhi dhe lufta e dronëve dhe të propagandës. Unë nuk do e quaja shumë real, por si kërcënim qëndron.

Të gjitha shtetet duhet të bëjnë vlerësimet, që të jenë të përgatitur dhe reagues, për të minimizuar efektet negative dhe pasojat që do të ishin katastrofike, por megjithatë unë mendoj se është një situatë propagandistike”, tha Prenga.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!