Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, vlerësoi bashkëpunimin me aleatët amerikanë për pajisjen me teknologji amerikane dhe ngritjen e një sistemi të ri artilerie, ndërsa kritikoi ata që sipas tij, dikur shkatërruan dhe tani kërkojnë të mos ndërtohet. Karamuço shtoi se, krerët e institucioneve të sigurisë në Shqipëri janë në mbledhje në NATO për shkak të kërcënimeve ruse dhe iraniane.
“Kemi pasur dhe produkte të tjera kineze, ku informacionet shkonin në Kinë. Në Rinas u ndërruan kamerat, ishte detyrë e NATO-s të zhduknim teknologjinë kineze. Po marrim amerikane, shumë mirë që i marrim.
Kontratat do të shkojnë në një mbikëqyrje. Pas 36 vitesh, ne po bëjmë një sistem artilerie. Janë të njëjtët njerëz që shkatërruan atëherë dhe kërkojnë të mos ndërtohet tani. Ata që shitën për skrap artilerinë atëherë. Kanë qenë në graso tanket dhe avionët. Është një tradhti kombëtare ndaj vendit.
Ai që po të jep paratë, po të sjell dhe mallin. Ne po bashkëpunojmë me aleatët më të fortë. Pas kërkesës së dy ministrave, krerët e institucioneve të sigurisë janë në mbledhje në NATO për shkak të kërcënimeve ruse dhe iraniane.”, tha ai për Real Story. / abcnews.al /



