Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria blen raketa nga SHBA/ Faik Basha jep detaje: Sistemi HIMARS, fjala e fundit e teknologjisë së luftës

schedule20:32 - 18 Nëntor, 2026

schedule 20:32 - 18 Nëntor, 2026

Shqipëria pritet të pajiset me sistemet amerikane të raketave HIMARS, pas miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit të një shitjeje të mundshme ushtarake, me vlerë rreth 210 milionë dollarë.

Analisti Faik Basha, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se këto sisteme janë fjala e fundit të teknologjisë. Ai tregoi dhe specifika konkrete se si funksionon ky sistem, i cili sipas tij, ka aftësi të asgjësojë raketat edhe nga vendi në të cilin lëshohen. Sipas tij, kjo i jep mundësi Shqipërisë të mbrohet nga sulmet e mundshme.

“Këto janë fjala e fundit e teknologjisë së luftës. Janë sisteme që përdoren gjerësisht nga ushtria amerikane. Një sistem ka gjashte predha. Kjo ka disa lloj predhash. Larghedhja e saj variojnë nga 15, 20, 30 km deri në 400 kilometra. Është e aftë të lidhet me kullën e komandim kontrollit me sisteme satelitore.



Kjo ka mundësi ta asgjësojë edhe në vendin ku lëshohet. Është multifunksionale dhe është një nga sistemet më të mira. Për mua është një lajm i jashtëzakonshëm. Mbrohemi nga sulmet e mundshme”, tha Faik Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!