Rusia nis eksportin e grurit nga Ukraina

schedule12:09 - 1 Korrik, 2022

schedule 12:09 - 1 Korrik, 2022

Rusia ka nisur eksportimin e grurit nga territori i pushtuar në Ukrainë, sipas një deklaratë të një zyrtari pro-rus, shkruan BBC.

Një anije që transportonte 7,000 ton drithëra u largua nga qyteti i Berdyansk të enjten për tu dërguar në vendet aleate, tha Yevgeny Balitsky. Kievi ka akuzuar për javë të tëra Rusinë dhe aleatët e saj për vjedhjen e grurit nga Ukraina jugore dhe bllokimin e porteve,  diçka që Moska e ka mohuar vazhdimisht duke kontribuar në një mungesë globale të ushqimit.

Dërgesa e grurit nga Berdyansk, në rajonin e Zaporizhzhia, shënon hapjen e një rruge detare për të eksportuar grurë nga Ukraina në vende të tjera.

/abcnews.al