Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova vuri në dyshim qëndrimin e Sekretares së Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen, e cila tha se ngadalësimi i ekonomisë amerikane nuk është një recesion, por një fenomen i domosdoshëm pas rritjes së shpejtë.
“Shumë persona në vitin 1924 ishin të sigurt se Lenini nuk vdiq, por thjesht e zuri gjumi derisa të vinin kohë më të mira,” tha diplomatja ruse në faqen e saj në Telegram, duke komentuar deklaratën e Yellen.
Sekretarja amerikane, duke folur në emisionin ‘Meet the Press’ në NBC, tha shifrat e larta të punësimit dhe shpenzimet e konsumatorëve në SHBA tregojnë se ekonomia amerikane nuk është aktualisht në recesion.
Punësimi në SHBA mbeti i lartë, me 372,000 vende pune të shtuara dhe norma e papunësisë mbeti në 3.6%. gjatë muajit qershor. Ishte muaji i katërt radhazi që numri i të punësuarve shkoi në 350,000.
“Kjo nuk është një ekonomi në recesion,” tha Yellen, e cila më parë kryesonte bankën qendrore të SHBA.
“Por ne jemi në një periudhë tranzicioni ku rritja po ngadalësohet dhe kjo është e nevojshme dhe e përshtatshme,” shpjegoi ajo.
/abcnews.al


