Rusia do të pushtojë Ukrainën? Biden dhe Putin bien dakord për të biseduar

schedule18:20 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 18:20 - 4 Dhjetor, 2021

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Joe Biden do të diskutojnë për Ukrainën gjatë bisedimeve të tyre nëpërmjet telekonferencës të planifikuar për të martën, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në samitin e Gjenevës në qershor, njoftoi sot Kremlini. Bisedimet vijnë ndërkohë që po përshkallëzohen tensionet mes Ukrainës dhe Moskës.

“Konfirmojmë se ky takim do të zhvillohet të martën,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Uashingtoni akuzon Rusinë për përgatitjen e një pushtimi të afërt të Ukrainës, diçka që Moska e mohon.

Udhëheqësit e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të gatshëm të zhvillojnë bisedime përmes video-konferencave, tha më herët një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. g.v/abcnews.al