Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

“Ruani qetësinë”, Rama reagon pas tërmetit: Kemi viktima, të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë

schedule07:35 - 26 Nëntor, 2019

schedule 07:35 - 26 Nëntor, 2019

Kryeministri Rama ka reaguar pak më parë në Twitter për tërmetin e fuqishëm që preku vendin në orët e para të mëngjesit.

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë”, shkruan Rama ndërsa konfirmon dhe jetët  e humbura.

Më tej, Rama kërkon që të gjithë të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë së bashku.



“Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë #Kurajo #Durim #Solidaritet”, përmbyll kryeministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!