Rruga Fier-Kthesa e Patosit-Fratar/ Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e segmentit 43 kilometra

schedule15:41 - 30 Janar, 2025

schedule 15:41 - 30 Janar, 2025

Nis puna për rehabilitimin e segmentit rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, me një gjatësi prej afro 43 kilometrash. Zv.kryeministrja njëherësh ministre e infrastrukturës inspektoi punimet   të cilat parashikohet të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Segmenti rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar ka nisur që të rehabilitohet plotësisht. Zv.kryeministrja Belinda Balluku inspektoi punimet ndërsa theksoi se ky aks me një gjatë prej 43 kilometrash do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve në pranverë të vitit 2026.

Ndërtimi i kësaj rruge pritet që ti japë shtysë zhvillimit të zonave përreth si dhe ngritjes së agroturizmëve.

Në këtë segment parashikohet të ndërtohen edhe tre ura .trotuar si dhe ndriçim përgjatë segmentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!