Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 290 raste të reja dhe kanë humbur jetën tre persona.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka njoftuar se nga 2.388 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 290 raste.
Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike, të vdekurit janë nga komunat Gjilan, Klinë dhe Rahovec. Ndërkohë janë shëruar 189 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 62.548 raste me COVID-19, nga të cilët kanë humbur jetën 1.526 persona.
Ndërkohë betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 54.231 persona./abcnews.al


