Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, konfirmohen 31 raste të reja me Covid 19

schedule22:24 - 17 Prill, 2020

schedule 22:24 - 17 Prill, 2020

31 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të premte në Kosovë duke e çuar në 480 numrin e personave të infektuar me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 209 mostra të testuara janë konfirmuar 31 raste të reja me Covid 19.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka njoftuar IKSHPK.



Ndërkohë këtë të premte ka humbur jetën edhe një tjetër person nga koronavirusi në Kosovë duke e çuar në 12 numrin viktimave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!