Rritet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë, konfirmohen 19 raste pozitive

schedule17:30 - 3 Qershor, 2020

schedule 17:30 - 3 Qershor, 2020

Këtë të mërkurë janë konfirmuar me koronavirus 19 raste të reja në Kosovë duke e çuar në 1142 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 24 pacientë duke e çuar në 871 numrin e të shëruarve nga Covid 19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.

Ndërkohë në Kosovë deri më tani janë aktivë me koronavirus 241 raste, ndërsa kanë humbur betejën me këtë sëmundje 30 persona. /abcnews.al