Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Vlorës

schedule14:40 - 29 Gusht, 2019

schedule 14:40 - 29 Gusht, 2019

6 mijë maturantë kanë aplikuar për të filluar studimet në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Rektori Roland Zisi thotë se është shënuar një rritje në krahasim me vitin e kaluar dhe kërkesat më të larta janë për infermierinë dhe drejtësinë.

Më 2 shtator nis faza e parë e regjistrimeve për vitin e ri akademik në universitetin Ismail Qemali në Vlorë.

Rektori Roland Zisi thotë se ka më shumë aplikime se vjet në programet e studimit.

Për fakultetin e shëndetit publik janë edhe kërkesat më të mëdha për të cilën parashikohet që kuotat të plotësohen që në raundin e parë.

Për sa i përket  degëve që rrezikonin mbylljen që vitin e kaluar si matematika, fizika, kimia apo italishtja rektori tha se do të shqyrtohen kërkesat dhe vendimi për këto programe studimi do të merret pas raundit të tretë të regjistrimeve./ABC News Albania 24/7