Rritet menjëherë numri i viktimave nga tërmeti në Izmir

schedule20:08 - 3 Nëntor, 2020

schedule 20:08 - 3 Nëntor, 2020

Ka shkuar në 111 numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi, njofton Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Sipas të dhënave të fundit 1,035 të plagosur u dërguan në spitale, 898 kanë dalë pasi morën mjekim dhe 137 të tjerët mbeten të shtruar në spital.

Ndërkohë, operacionet e shpëtimit kanë përfunduar në 13 nga 17 ndërtesat e dëmtuara në Smyrna dhe po vazhdojnë me një ritëm intensiv në katër objekte të tjera, në tre zona.

Shërbimi njoftoi se tërmeti i fuqishëm të premten, është ndjekur deri më tani nga 1,621 pasgoditje, me 44 prej tyre që janë më të fortë se 4 Rihter. g.v/abcnews.al