Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

  • Po 48%
  • Jo 44%
  • Nuk e di 8%
Loading ... Loading ...
 

Rritet kreditimi i ekonomisë/ BSH: Gjatë prillit bankat aprovuan mbi 39 miliardë lekë

schedule14:14 - 28 Maj, 2026

schedule 14:14 - 28 Maj, 2026

Niveli i kredisë për ekonominë shqiptare i është rikthyer rritjes. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë prillit sektori bankar aprovoi 39.1 miliardë lekë kredi të reja, duke u rritur me gati 19% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Ndikimin më të fortë në këtë ecuri duket se e ka dhënë segmenti i biznesit ku kredia e re gjatë muajit u rrit 25% me bazë vjetore, ndërsa te individët rritja ishte më e kufizuar, me afërsisht 8% më shumë.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore rezulton se kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 25.5 miliardë lekë në prill, nga 20.5 miliardë lekë një vit më pare.



Kufizimet e vendosura për huatë e dhëna për banesa duke se e kanë ngadalësuar disi këtë segment nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kreditë e reja për këtë kategori arritën në 6.6 miliardë lekë, nga 7.03 miliardë lekësh në prill të vitit të kaluar. Këto shifra konfirmojnë faktin se bizneset në vend po shtojnë investimet.

Ecuria e kreditimit rezulton se është pozitive edhe nëse bëjmë një krahasim si periudhë 4 mujore.

Në periudhën janar-prill, sektori bankar ka  aprovuar 137.7 miliardë lekëve, ose 6.1% më shumë  krahasuar me një vit më parë ku për të njëjtën periudhë u disbursuan 129.8 miliardë lekë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!