Rritet kredia për ekonominë/ Zgjerohen edhe kursimet në banka

schedule14:16 - 30 Nëntor, 2023

schedule 14:16 - 30 Nëntor, 2023

Rritet kreditimi i ekonomisë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  në tetor sistemi bankat ka aprovuar një shumë prej 30.6 miliardë lekësh ose rreth 6 miliarde më tepër nëse e krahasojmë me një muaj më parë.Ky rezulton se ëshët niveli më i lartë i kredi dhënies në dy vite.

Ndërkohë nëse e karahasojmë nivelin e huadhënies me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se sistemi bankar ka dhënë rreth 10 miliardë lekë më tepër.Mbështetje kanë marë si bizneset ashtu edhe qytetarët.

Ndërkohë  që rritje kanë pësuar edhe  kursimet që individët dhe bizneset kanë në sistemin bankar si në lekë ashtu dhe në euro.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë , në fund të muajit tetor, stoku i depozitave në Lekë arriti në 547.5 miliardë lekë, me një rritje prej 0.75% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 4 miliardë lekë më shumë.

Po ashtu në  fund të tetorit, stoku i kursimeve në euro arriti në 7.26 miliardë euro, me një rritje prej 75 milionë eurosh  më shumë, e ndikuar si nga bizneset ashtu dhe nga individët.

Depozitat në euro njohën rritjen më të fortë në gusht  me 286 milionë euro, të ndikuara nga efektet sezonale, por dhe prurjet pozitive në turizëm apo remitancat./abcnews.al