Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U arrestua për grabitjen e bankës së nivelit të dytë/ Gjykata lë në qeli Albert Dukën

schedule13:55 - 11 Nëntor, 2026

schedule 13:55 - 11 Nëntor, 2026

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Robert alias Albert Dukën i dyshuar si autori i grabitjes së dy bankave të nivelit të dytë në Tiranë. Duka u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës në rrugën e Kosovarëve.

Gjatë të dyja grabitjeve të bankave të nivelit të dytë gjithsej ka marrë 120 mijë euro dhe ka përdorur të njejtën metodë, skafandër, monopatinë dhe kërcënim i punonjësve me armë.

Sipas bluve të Tiranës, në banesën e tij u gjetën 8200 euro, dy celularë dhe veshjet e përdorura gjatë grabitjes dhe ne bazë të hetimive ka rezultuar se Duka dyshohet edhe për një tjetër grabitje banke më 2 qershor.



50-vjeçari nga Vlora, u arrestua në rrugën e kosovarëve në Tiranë, teksa për të humbur gjumët e policisë ai ndrronte mjetet dhe banesat, ndërkohë që një pjesë të madhe të kohës jetonte në zona të ndryshme në Vlorë, Duka gjithashtu dyshohet si grabitës i dhjetërra insitucioneve financiare edhe në shtetin grek.

Grabitja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur 50 vjeçari i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë zjarri, arriti të marrë 60 mijë euro në valuta të ndryshme. Fillimisht, autori kërcënoi punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua sporteleve, ku mori paratë nga arkëtarja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!