Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet besimi tek ekonomia/ Nunaj: Shqiptarët, më optimistë për të investuar. Turizmi shihet si një sektor strategjik

schedule14:27 - 1 Qershor, 2026

schedule 14:27 - 1 Qershor, 2026

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, e ftuar në “Money Report” në ABC News, ka vlerësuar si pozitive të dhënat ekonomike të muajit maj, duke theksuar se ato tregojnë rritje të besimit në ekonomi.

Sipas saj, ky zhvillim nënkupton një ndikim më të ulët të krizave të jashtme, përfshirë edhe pasojat e luftës, duke krijuar më shumë optimizëm tek qytetarët.

Nunaj nënvizon se rritja e besimit ekonomik lidhet drejtpërdrejt me gatishmërinë për investime dhe konsum më të lartë, jo vetëm në nevojat bazë të përditshme. Ajo shton se sektorë të mbështetur nga institucionet, veçanërisht turizmi, po luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e këtij besimi, duke u kthyer në motorë të rritjes ekonomike.



Sipas saj, turizmi po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një sektor strategjik, me ndikim të gjerë në ekonomi dhe potencial për të nxitur zhvillimin edhe në sektorë të tjerë të lidhur me të.

“Është lajm i mirë që për muajin maj rezultatet kanë qenë pozitive, për rritjen e besimit tek ekonomia. Kjo do të thotë që janë më pak të ndikuar nga kriza që po ndodh për shkak të luftës. Mund të themi në këtë rast që këto shifra makro i bën shqiptarët që të ndjehen më optimistë.

Besimi në ekonomia, do të thotë që ti je i gatshëm për të investuar dhe kjo sillje rritjen në konsum të nivelit të lartë, jo vetëm në konsumin e përditshëm. Normalisht vijon që sektorët të mbështeten edhe nga institucionet, sidomos turizmi, sjellin më shumë besim.

Rritja e turizmit shikohet edhe si një sektor strategjik, që jo vetëm ka ndikim në ekonomi, por është dhe një nga më prioritarët në ekonomi. Sektori i turizmit, po kthehet në një sektor strategjik, i cili nëse përdoret mirë, do të sjellë rritje në shumë sektorë të tjerë”, u shpreh Nunaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!