Rriten infektimet me COVID në 24 orët e fundit

schedule17:06 - 29 Mars, 2022

schedule 17:06 - 29 Mars, 2022

Janë rritur infektimet me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1,147 testime kanë rezultuar pozitivë 70 qytetarë, kurse një ditë më parë ishin 27  të infektuar. Betejën me COVID nuk e ka humbur asnjë qytetarë në orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,147 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 70 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 11 në Sarandë, 4 në Elbasan, 3 Gjirokastër, 2 në Pukë, Durrës, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë, Delvinë, Kuçovë, 1 në Shkodër, Lezhë, Kukës, Kruje, Kavajë, Patos, Divjakë, Libohovë, Gramsh.

Janë 434 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″.

Statistika (29 Mars 2022)
Raste të reja ditore 70
Të shëruar në 24 orë 140
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,147

Testime totale 1,775,588
Raste pozitive 273,529
Raste të shëruara 269,603
Raste Aktive 434
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 233
Vlorë 60
Fier 34
Gjirokastër 30
Berat 17
Elbasan 15
Shkodër 13
Kukës 9
Durrës 9
Korçë 6
Dibër 6
Lezhë 2

/abcnews.al