Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rregulla të reja për Booking dhe AirBnb/ Ozuni: Subjektet duhet të regjistrohen me NIPT

schedule20:39 - 17 Korrik, 2026

schedule 20:39 - 17 Korrik, 2026

Eksperti Ferjolt Ozuni deklaroi se formalizimi i sektorit të akomodimit afatshkurtër është një proces i domosdoshëm, duke theksuar se për vite me radhë shumë aktorë që operonin në treg nuk kanë deklaruar dhe paguar të ardhurat.

Eksperti u shpreh se përgjegjësia nuk duhet t’u faturohet vetëm personave që ushtrojnë aktivitetin, por edhe platformave që e promovojnë atë. Sipas tij, platforma si Booking dhe Airbnb duhet të kërkojnë që çdo subjekt që publikon një aktivitet komercial të jetë i pajisur me NIPT.

“Shumë nga aktorët që operonin në treg nuk paguanin të ardhurat. Institucionet shtetërore kanë nisur ta marrin më seriozisht këtë çështje. Jemi ndër vendet e fundit në Evropë që po formalizojmë këtë sektor. Problematika me ligjin nuk do të zgjidhet 100 për qind.



Epiqendra është fakti që kemi mësuar nga gabimet ndër vite dhe nuk kemi marrë hapat e gabuar. Nuk ia faturojmë detyrimin atyre që kanë këto aktivitete, por atyre që i shfaqin. Booking dhe Airbnb, nëse duan të operojnë në vendin tonë, duhet të detyrojnë ata që vendosin aktivitetet e tyre komerciale. Nëse nuk ka NIPT, aktiviteti nuk do të jetë i aksesueshëm online.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!