Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Rrëfehet Kante: Ronaldo fenomeni idhulli im, mund të përfundoja llogaritar

schedule15:19 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 15:19 - 18 Dhjetor, 2020

Ngolo Kante është një nga futbollistët më të dashur të tifozëve. Edhe ata që nuk e duan Chelsea apo kombëtaren e Francës, kanë simpati dhe respekt për mesfushorin shtatshkurtër.

29-vjeçari është kthyer pas në kohë, duke kujtuar idhullin e tij dhe shkollën. Një brazilian e mahniste, ndërsa në shkollë studionte për kontabilitet. Kante zgjodhi futbollin dhe bëri mirë, duke u detyruar të lërë mënjanë shkollimin.

Idhulli im ka qenë Ronaldo, braziliani. Kisha një DVD me golat e tij dhe ulesha në kompjuter dhe e shikoja gjatë gjithë kohës. Më pas doli ‘You Tube’, aty ku shihja veprimet e tij teknike, të cilat i bënte me një lehtësi të admirueshme. Ka qenë një futbollist që e vlerësoj shumë, e njëjta gjë edhe për Maradonën.  



Kam studiuar kontabilitet, mund t’i kisha vazhduar studimet dhe mund të bëhesha llogaritar. Në një moment i lashë mënjanë studimet dhe iu bashkova ekipit të parë të Boulogne. Isha vetëm 21 vjeç“, kujton kampioni i botës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!