Një 41-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Vau e Dejës. Mësohet se ai ka rrahur gruan dhe vajzën, si dhe i ka kanosur ato me mjet prerës.
Sakaq, raportohet se shkaku ka qenë për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre dhe i kanosi ato, me mjet prerës, vihet në pranga 41-vjeçari.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al


