Në javën e 21-të të Serisë A, Roma ka fituar 2-0 kundër Empolit. Vendasit deri në minutën e gjashtë kryesuan me dy gola diferencë.
Pas një goditje nga këndi, Roger Ibanez shënoi me një goditje të shkëlqyer me kokë, ndërsa po nga këndi erdhi sërish goli i dytë këtë herë me protagonist Tammy Abraham.
Roma ngjitet në vendin e 2 me 40 pikë, po aq sa ka dhe Interi por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/