Risi në platformën e-Albania/ Rama: “Diella”, asistentja virtuale së shpejti në shërbimin tuaj

schedule08:14 - 19 Janar, 2025

schedule 08:14 - 19 Janar, 2025

TIRANË- Platforma e-Albania është kthyer tashmë në një shërbëtor të përkryer për qytetarët.

Kryeministrit Edi Rama me një shënim në “Facebook”, ka njoftuar se së shpejti ndihmësja virtuale e quajtur “Diella”, e cila sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t do jetë në shërbim të qytetarëve.

“Mirëmëngjesi dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!