Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinisja e ndeshjeve të bejsboll në SHBA, imunologu i famshëm gjuan topin e parë

schedule15:19 - 21 Korrik, 2020

schedule 15:19 - 21 Korrik, 2020

Sezoni i bejsbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rinisë këtë të enjte. Topi i parë do të gjuhet pikërisht nga imunologu i preferuar i amerikanëve, doktor Fauci. Shumë herë ai ka pranuar se është një super tifoz i Uashington Nationals.

Jashtë Shtëpisë së Bardhë, doktor Entoni Fauci, imunologu më i dëgjuar nga amerikanët, do të jetë në stadium si kampion. Ai do të ketë nderin që të gjuajë topin e parë, këtë të enjte, për Uashington Nationals në ceremoninë e hapjes së sezonit të kampionatit të bejsbollit.

Në një deklaratë për mediat, klubi sqaroi se doktor Fauci kishte qenë një kampion i madh për vendin gjatë pandemisë së Covid 19, por dhe karrierës së tij. Gjithashtu theksohet se Fauci është një super tifoz dhe se të gjithë janë entuziastë që ai e pranoi propozimin.



Por kjo nuk do të jetë thjesht një gjuajtje. Sezoni ishte ndërprerë në muajin mars për shkak të pandemisë dhe gjuajtja e parë do të thotë rikthim shprese për vendin. E vogël, por shumë e fuqishme. Fauci në fillim të vitit i kërkoi kampionateve sportive profesioniste që të merrnin masa të ashpra sigurie, të shkurtonin sezonin dhe të luanin pa tifozë. Kjo pasi shëndeti i lojtarëve dhe i tifozëve është mbi gjithçka.

Kampionati i Bejsbollit ishte i pari që u bind, duke i reduktuar ndeshjet deri në 60. Por ndeshja e National Uashingtons – skuadrës së preferuar të Faucit që fëmijë – kundër Nju Jork Jankis, do të luhet në një fushë bejsbolli pa tifozë.

Kjo shihet dhe si një shuplakë për Trump, i cili nuk ka pasur asnjëherë nderin të hapë ndonjë sezon të sportit të preferuar të amerikanëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!