Rifillon kolaudimi i automjeteve, si duhet të veprojnë shoferët

schedule16:25 - 13 Prill, 2020

schedule 16:25 - 13 Prill, 2020

SGS Automotive Albania ka njoftuar rifillimin e shërbimeve në sportele, nga data 14.04.2020, kryesisht për mjetet e transportit dhe shpërndarjes së mallrave.

Në një njoftim për mediat thuhet se për të respektuar sa më shumë rregullat e vëna në dispozicion nga autoritetet më qëllim mospërhapjen e koronavirusit bëhet e ditur se për çdo mjet kontrolli mund të rezervohet në qendrën që i përket zonës së tij të regjistrimit, ku kërkohet të plotësohet detyrimisht në fushën e emrit ose mbiemrit edhe numri serial i pullës së taksës vjetore të paguar.

“Mungesa ose pasaktësia e këtij informacioni dhe rezervimi në qendër kontrolli jo të zonës së regjistrimit janë arsye për anulimin e menjëhershëm të rezervimit nga ana jonë”, njofton SGS.

Gjithashtu theksohet se mjetet duhet të sillen në parking jo më herët se 15 minuta para orarit të rezervuar, ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të paraqiten me maskë fytyre e doreza dhe të kenë në kabinë solucion dizinfektant për sipërfaqet e brendshme të kabinës. Xhamat anësore të lihen gjysmë ose plotësisht të ulur.

Njoftimi i SGS:

JU NJOFTOJMË QENDRAT E KONTROLLIT TEKNIK DO TË FILLOJNË PUNË NGA DATA 14.04.2020, KRYESISHT PËR MJETET E TRANSPORTIT DHE SHPËRNDARJES SË MALLRAVE E FURNIZIMEVE.

Me qëllim zbatimin e kufizimeve të vendosura nga autoritetet shëndetësore, për çdo mjet duhet të rezervohet kontrolli në qendrën që i përket zonës së tij të regjistrimit, ku kërkohet të plotësohet detyrimisht në fushën e emrit ose mbiemrit edhe numri serial i pullës së taksës vjetore të paguar (përbëhet nga 2 shkronja e 6 shifra). Mungesa ose pasaktësia e këtij informacioni dhe rezervimi në qendër kontrolli jo të zonës së regjistrimit janë arsye për anulimin e menjëhershëm të rezervimit nga ana jonë.

Mjetet të sillen në parking jo më herët se 15 minuta para orarit të rezervuar. Drejtuesit e mjeteve të paraqiten me maskë fytyre e doreza dhe të kenë në kabinë solucion dizinfektant për sipërfaqet e brendshme të kabinës. Xhamat anësore të lihen gjysmë ose plotësisht të ulur.

Kompania kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të respektojnë gjatë gjithë kohës masat e vendosura në qendrën e kontrollit dhe këshillat e autoriteteve shëndetësore.

SGS Automotive Albania shpk./abcnews.al