Është një ndër reperet më të mira të momentit në estradën shqiptare, por Rina Balaj është vënë në qendër të vëmendjes gjithmonë dhe për paraqitjen e saj.
Reperja nga Kosova është shfaqur gjithmonë joshëse dhe e kuruar për sa i përket daljeve të saj, dhe postimeve që bën në rrjete sociale. Së fundmi, Rina ka pozuar e veshur me bikini, dhe duket mjaft tërheqëse dhe sensuale.

Ajo duket se nuk ka shtuar kilogram gjatë vetizolimit për më shumë se dy muaj duke vënë kështu në pah format e saj. Rina është komentuar gjerësisht edhe për lidhjen me reperin me origjinë shqiptare që jeton në Greqi, Sin Boy.
Artistët e hitit “Gigi” prej kohësh kanë nisur bashkëjetesën dhe duket se gjërat për çiftin po shkojnë mjaft mirë. /abcnews.al



