Rezultatet nga ekzaminimi, eshtrat e gjetura në Amazonë i përkasin gazetarit britanik Dom Phillips

schedule23:00 - 17 Qershor, 2022

schedule 23:00 - 17 Qershor, 2022

Mbetjet e njërit prej dy trupave të gjetur në pyjet e largëta të Amazonës janë ato të gazetarit në Mbretërinë e Bashkuar Dom Phillips. Lajmin e konfirmon policia braziliane.

Autoritetet në vend thonë se identifikimi është bazuar në të dhënat dentare. Trupi i dytë, që besohet të jetë ai i ekspertit indigjen Bruno Pereira, është ende duke u ekzaminuar.

Lexo edhe: “Kishin marrë kërcënime”, gazetari britanik dhe eksperti zhduken në pyjet e Amazonës

Phillips, 57 vjeç dhe Pereira, 41 vjeç, u raportuan për herë të parë të zhdukur më 5 qershor. Në fillim të kësaj jave, një i dyshuar pranoi se kishte varrosur trupat.

I dyshuari më vonë u identifikua si Amarildo da Costa de Oliveira. Policia tha se ai kishte shpjeguar në detaje se si u vranë të dy burrat përpara se t’i çonte oficerët në vendin ku ishin varrosur trupat e tyre.

Pse është kaq e rrezikshme lugina e Javarit? Ekspertët thonë se zona është kthyer në një vatër krimi për shkak të largësisë së saj dhe mungesës së mbikëqyrjes së qeverisë. /abcnews.al/