“Revolucioni” i dytë francez/ Krisafi: Loja e Macron “ka përfunduar”, qëllimi ishte të ndalte të djathtën ekstreme

schedule13:30 - 8 Korrik, 2024

schedule 13:30 - 8 Korrik, 2024

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi foli për zgjedhjet në Francë dhe përmbysjen e papritur të rezultateve dhe humbjen shokuese të Marine Le Pen.

Gjatë kësaj bisede në studion e “ABC News”, Krisafi tha se pavarësisht kësaj rreziku i të djathtës ekstreme nuk ka ikur, dhe se sipas tij e majta është disi e shpërndarë.

“Humbja shokuese e Le Pen tregon se sa shumë ka ndryshuar Franca. U mësuan me idenë pasi fitoi në raundin e parë dhe ishte e papritur ky kthim i menjëhershëm. Por deri diku mund të them se kjo duhet të ndodhte. Loja e Macron mund të them se funksionoi për të ndaluar të djathtën ekstreme për të ardhur në pushtet. U bënë bashkë vetëm për të ndaluar të djathtën ekstreme dhe duket një marrëveshje e përkohshme. Pasi të majtën e shoh shumë të shpërndarë. E majta e ka të vështirë të zgjedhë një kandidat të vetën dhe Macron e ka të vështirë të mbijetojë. Mund të them që Macron në tërësi zgjedhjet i ka humbur. Mbetet për t’u parë në 2027, mund të them që Le Pen mund të ketë garën e jetës për Presidente”, tha ndër të tjera Krisafi.

Gjithashtu ai komentoi edhe qëndrimin e Macron, i cili nuk pranoi dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal.

“Kjo ishte gjëja e duhur sepse nuk ka një sinjal të qartë se kush do të jetë kryeministri i radhës. Do të ishte rast i radhës nëse Jean-Luc Mélenchon do të bëhej kryeministër, nuk besoj se do të jetë i pranueshëm për Macron. Skenari më i mundshëm është që të arrijnë një kandidaturë konsensuale dhe nuk besoj se Macron mund të pranojë Jean-Luc Mélenchon si kandidat për kryeministër është i njohur për politikë të majtë. Mund të them që Macron nxit Attal që të jetë kandidat edhe në 2027”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!