Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shtëpitë e barit” në Peqin/ Pezullohen nga detyra shtatë efektivë. Hita: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë!

schedule12:55 - 3 Prill, 2026

schedule 12:55 - 3 Prill, 2026

Dy javë pas zbulimit të 2 ambienteve ku u gjetën rreth 4 mijë bimë kanabisi, 7 zyrtarë të policisë janë pezulluar nga detyra.

Shefi i Komisariatit të Peqinit, Altin Gusho, Shefi i Krimeve, Danjel Kacaniku, ish-shef i Komisariatit të Policisë Peqin, Bilbil Lita dhe 4 efektivë janë pezulluar për moszbatim të përmbushjes së detyrave. Pas hetimit te Drejtorisë së Standardeve Profesionale ka rezultuar se shefi I komisariatit dhe 6 zyrtarët e tjerë nuk kanë kryer kontrolle.

Masat për këtë rast u dhanë nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, gjatë të premtes në një mbledhje të zhvilluar me gjithë drejtorët vendorë dhe ata të Kufirit.



Për kultivimin e 4 mijë rrënjëve lëndë narkotike në ambient të mbyllur me llamba në fshatin Kurtaj, u shpallën në kërkim 4 persona, ndërsa në pranga përfundoi faturisti I OSHEE-së, 23-vjeçari Erion Dogovelli.

Fillimisht për këtë ngjarje u dorëzua në polici drejtori I burgut të Rrogozhinës nën dyshimin se ambientet ishin në pronësi të tij, por pas verifikimeve rezultoi se magazina dhe ambienti ku kultivohej droga është në pronësi të vëllait të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Romario Hasa.

Më 19 mars, efektivët mësynë brenda ambienteve të magazinës ku gjetën dhe sekuestruan 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë narkotike, një pjesë e të cilave u asgjësua me anë të djegies.

Pezullohet:

Altin Gusho, Shef i Komisariatit të Policisë Peqin

Danjel Kacaniku, Shef i Krimeve në Volum

Sefer Dushku, Specialist i Policisë Kriminale

Muharrem Zylyfi, Specialist i Policimit në Komunitet

Bilbil Lita, ish-shef i Komisariatit të Policisë Peqin

Denis Sinani, ish-shef i Krimeve në Volum

Arben Koseni, ish-ndihmësspecialist për Policinë Kriminale

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!