Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çmenden” biletat e Botërorit/ Çmime jashtëzakonisht të larta kërkuar nga FIFA për tifozët

schedule13:02 - 3 Prill, 2026

schedule 13:02 - 3 Prill, 2026

Zemërimi dhe protesta duken në qiell. Po ashtu akuzat për eksploatim dhe vlerësim të biznesit më shumë sesa të tifozëve. Po flasim për çmimin e biletave të Kupës së ardhshme të Botës, që nisën të shiten onlajn që nga kjo e mërkurë.

Siç njofton BBC britanike, njerëzit janë skandalizuar nga shtrenjtësia e hyrëseve për në stadiumet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meksikës dhe Kanadasë, dhe një biletë për finalen arrin afërsisht 11 000 USD. Saktësisht, 10 999!

E gjitha kjo është në kundërshtim me premtimin e bërë nga FIFA se tifozët nuk do të duhej të paguanin më shumë se 1550 për të ndjekur finalen në stadium.



Grupet e tifozëve nisën sulmet që vitin e kaluar, dhe në dhjetor 2025, e cilësuan politikën e FIFA-s me çmimet e biletave si një “mashtrim monumental”, duke theksuar se për të ndjekur finalen duheshin paguar përkatësisht mb 4 000, mbi 5500 dhe mbi 8800 USD në varësi të vendit në stadium.

Si rrjedhojë e kësaj, institucioni I drejtuar nga presidenti Xhani Infantino, lajmëroi hedhjen në shitje të një numri të kufizuar të biletave më ekonomike me çmim 60 USD për të 104 ndeshjet e Kupës së Botës.

Sipas FIFA-s, ky çmim do të jetë për 10 për qind të biletave që do të marrë secili vend, kombëtarja e të cilit merr pjesë në Botëror. Sa për krahasim, biletat më të shtrenjta të finales së Botërorit të vitit 2022 në Katar nuk shkonin më shumë se 1604 USD. E pamundur të kuptohet se përse spektakli sportiv më popullor në botë duhet të shtrenjtohet me 5 apo 7 fish!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!