I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare Ledion Krisafi theksoi se Spanja, sipas tij, po bën një gabim të madh strategjik, duke pasur një kontribut të ulët në aleancë dhe duke krijuar pengesa për operacionet ajrore amerikane.
Krisafi paralajmëroi se në përfundim të konfliktit aktual, SHBA mund të rishikojë qëndrimet dhe aleatët e saj, ku vende si Spanja mund të jenë në fokus kritikash.
Ai shtoi se sjellje të tilla, së bashku me qëndrime të ngjashme nga Italia, rrezikojnë të thellojnë përçarjet brenda NATO-s, duke vënë në pikëpyetje unitetin e aleancës. Sipas tij, pesha kryesore financiare e NATO-s vijon të mbetet mbi SHBA-në, çka kërkon një qasje më të kujdesshme dhe më bashkëpunuese nga vendet europiane në raport me administratën amerikane.
“Spanja mendon që po bën gabimin më të madh sepse është vendi që kontribuon shumë pak në NATO. Në fund SHBA do të bëjë llogaritë e altarëve të saj në fund të kësaj lufte dhe Spanja do të jetë në shënjestër. Po hedhin në herë gjithë NATO-n, sepse nuk lejojnë avionët amerikanë që të fluturojnë në hapësirën ajrore. Sjelljet e Italisë dhe të Spanjës, janë shumë të vogla për të tilla çikërrima dhe mendoj se kjo është çarja e vërtetë e NATO-s. 60-70% e buxhetit e kanë SHBA. Nuk është sjellja e duhur e shteteve europiane, me SHBA, aq më tepër me këtë administratë më duhet shumë e vogël. Pasi duhet një sjellje më e kujdesshme dhe më me takt”, tha Krisafi.


