“Respektojmë rezultatin”, Abdixhiku: Presim numërimin e votave të diasporës

schedule23:45 - 9 Shkurt, 2025

schedule 23:45 - 9 Shkurt, 2025

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku tha në një konferencë për mediat se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve.

“LDK-ja pret t’i fitojë rreth 190 mijë vota nga ky proces zgjedhor. Duhet të jetë diku rreth 20 për qind. Është një rezultat që e respektojmë dhe përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë”, tha Abdixhiku.

Ai hodhi poshtë mundësinë për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së.

“Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Ky rezultat na jep me shumë gjasë statusin e opozitarit”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!