Reshjet e dendura të shiut në kryeqytet, rritet ndjeshëm niveli i Lanës

schedule18:18 - 8 Janar, 2021

schedule 18:18 - 8 Janar, 2021

Prej ditësh tashmë, kryeqyteti dhe thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Sot, në pjesën e dytë të ditës reshjet janë intensifikuar edhe më tej, ndërsa përmbytje ka pasur në Durrës, Shkodër, Fier, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër Elbasan, etj.

Sa i përket kryeqytetit, deri më tani nuk ka raportime për incidente të mundshme ndërsa niveli i lumit Lana është rritur ndjeshëm.

 

Gazetarja Ema Shazivari duke raportuar nga zona e Pallatit me Shigjeta, u shpreh se vihet re një rritje e nivelit të Lanës, megjithatë vijon të mbetet brenda shtratit të saj.

Kjo është një zonë problematike kryesisht, sa herë që në Tiranë bien reshje të dendura shiu. s.b/abcnews.al/