Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku pasqyron ndryshimet ndër vite të shtrirjes së lumit Lanë në Tiranë. Përmes një videoje që tregojnë transformimin e zonës, Rama thekson progresin e bërë në rehabilitimin dhe sistemimin e lumit, një ndër projektet më të diskutuar në kryeqytet.
Në përshkrimin që shoqëron postimin, kreu i qeverisë ka përdorur një ton ironik duke shkruar: “Eh eh eh, llafet i merr lumi”.
Transformimi i lumit Lanë ka qenë pjesë e projekteve urbane për përmirësimin e infrastrukturës dhe mjedisit në Tiranë, duke synuar jo vetëm parandalimin e përmbytjeve, por edhe krijimin e hapësirave më të rregullta dhe funksionale për qytetarët.


