Reshje të dendura bore në Kukës

schedule12:35 - 14 Janar, 2018

schedule 12:35 - 14 Janar, 2018

Verilindja e vendit u zgjua sot nën praninë e reshjeve të dendura të dëborës. Temperaturat ishin relativisht të larta e duke mos i dhënë mundësi për të vënë shtresa, e megjithatë për 2018 këto reshje janë të parat në këtë dimër të pazakontë. Megjithë intensitetin e lartë, reshjet e borës nuk krijuan probleme. Rruga e Kombit, por edhe të gjitha akset e tjera rrugore janë të lira në qarkullim e pa patur nevojë përdorim të paisjeve dimërore. Mjetet borëpastruese janë vënë në gadishmëri për të ndërhyrë nëse do të ketë situata problematike. Gjatë mesditës reshjet e borës e ulën intensitetit ndërsa temperaturat vijojnë të ruajnë vlerat pozitive.E nëjta situatë pritet të jetë edhe gjatë ditës së nesërme, madje me një përmirësim të dukshëm të motit në orët e vona të pasdites. Edhe në fshatrat e thella malore të rajonit verilindor nuk ka probleme. Energjia elektrike nuk ka munguar dhe furnizimi me ujë të pijshëm është i rregullt./abcnews.al