Reshje dëbore dhe rënie gurësh në disa zona të vendit, ARRSH jep detaje

schedule11:28 - 8 Mars, 2020

schedule 11:28 - 8 Mars, 2020

Moti i keq dhe me reshje që ka përfshirë një ditë më parë vendin tonë ka sjellë disa probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Berat-Çorovodë për shkak të rënies së një sasie gurëshd dhe dherash në rrugë.

ARRSH përmes një postimi në profilin e saj në Facebook bën me dije se pas ndërhyrjes është bërë i mundur kthimi i normalitetit në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë gjatë natës bëhet me dije se ka pasur reshje bore në disa qytete por fatmirësisht qarkullimi ka qenë pa problme.

Postimi i plotë:

Gjatë natës ka patur reshje bore 🌨️ dhe reshje me intensitet të lartë shiu në veri dhe jug të vendit. Reshje bore ka pasur në Q. Mali-Fierzë, B.Curri-Valbonë, Pukë-Fushë-Arrës-Shemri, Fushë Arrës-Q.Mali, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije.

Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.

Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:

Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.

Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.

Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori qarkullimi vazhdon normalisht.

Në akin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë📴, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./abcnews.al