T’i ngjajë mamit apo tezes? Ja kë zgjedh Renee

schedule11:13 - 7 Qershor, 2020

schedule 11:13 - 7 Qershor, 2020

Këngëtarja Era istrefi duket se është shumë e lidhur me mbesën e saj, Renee. Mesa duket vogëlushja është një fanse e tezes së saj, pasi siç shihet nga disa foto të publikuara nga Era së fundmi në Instagram, Renee shfaqet e veshur njësoj si ajo.

Renee shihet e veshur me një paruke në ngjyrën e flokëve të erës dhe me make up njësoj si këngëtarja. “Ajo i dëshiron flokët dhe make up-in si unë.” ka shkruar Era.

 

Pak javë më parë, Renee festoi 5 vjetorin e lindjes së saj, ndërsa Era dhe Nora ndanë me ndjekësit disa foto nga festa që kishin organizuar për vogëlushen. /abcnews.al