RENEA mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një aksion në Fier dhe në Shkodër për të kapur persona që janë në kërkim, të armatosur apo që kanë precedencë të theksuar kriminale.
Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se nga ky aksion janë kontrolluar 18 lokale dhe 21 ambiente të ndryshme ku kishte dyshime se mund të kishte persona me rrezikshmëri.
Lexo edhe: Dalin pamjet, e kapi RENEA fierakun e rrezikshëm: Hodhi armën sapo hynë në derë
Ndërkohë mësohet se janë shoqëruar për verifikim në Shkodër e Fier, 23 persona të identifikuar si persona me precedent kriminal apo me tendencë kriminale në fushën e narkotikëve e armë mbajtjes pa leje. /abcnews.al/


