Rëndohet bilanci në Kosovë: 13 qytetarë humbin jetën nga COVID-19

schedule15:07 - 4 Gusht, 2020

schedule 15:07 - 4 Gusht, 2020

Situata në Kosovë vijon të jetë tragjike për shkak të koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit 13 qytetarë kanë humbur jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se po ashtu në Kosovë janë konfirmuar edhe një numër i lartë i rasteve të reja, 225 persona rezultuan pozitiv me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 9.274, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemi ka arritur në 269, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë duke çuar numrin e përgjithshëm të të  shëruarve në  5.190, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

Sakaq rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.