Rekordi i pabesueshëm i Werner në transfertë, “frikësohet” Koln

schedule18:39 - 1 Qershor, 2020

schedule 18:39 - 1 Qershor, 2020

Sot në mbrëmje (20:30), Leipzig luan në transfertë përballë Koln, një sfidë ku djemtë e Nagelsmann shihen dukshëm favoritë. E për më tepër, sulmuesi kryesor i skuadrës, Timo Werner, ka një rekord fantastik jashtë shtëpie.

Bomberi gjerman ka shënuar 14 gola në ndeshjet jashtë “RB Arena”, duke qenë golashënuesi më i mirë në Bundesliga këtë sezon. Koln ka filluar të frikësohet që tani nga ky rekord i 24 vjeçarit.

Werner i është në ndjekje prej shumë javësh Robert Lewandowskit dhe duket se synon me doemos “Këpucën e Artë” në Gjermani, për t’u transferuar më pas te një nga skuadrat “big” që e kërkojnë./abcnews.al