Surpriza më e madhe e Championsit këtë vit e realizoi edhe një të papritur tjetër.
Skuadra fare modeste italiane e Komos triumfoi 4-1 ndaj Lajpcigut gjerman në ndeshjen e saj debutuese në këtë konkurrim, pra në Ligën e Kampionëve.
Jo vetëm kaq, por ishte hera e parë që të mbiquajturit “i lariani” morën pjesë në kupat europiane.
Në prani të 11 000 tifozëve në stadiumin e tyre të vogël buzë liqenit të famshëm të Komos, italianët ishin më lart sesa kundërshtari duke arritur epërsinë 3-0, e duke fituar përfundimit 4-1.
Kroati Baturina shënoi në 15’, pastaj greku Duvikas për të ardhur pas pushimit golat nga Asan Diao në 54’ dhe fare në fund nga Perrone.
Mesfushori serb, Maksimoviç, shënoi një rrjetë ngushëllimi për Lajpcigun.
Trajneri i lombardëve, Sesk Fabregas, e tregoi vlerën e tij edhe në Europë, dhe stili i tij ishte ku e ku më I lartë sesa ai I kolegut argjentinas Demikelis, ulur në stolin e gjermanëve.
Një nisje e sezonit e shkëlqyer për Komon, që ka 7 pikë në Serinë A pas fitores së madhe 2-1 në fushën e Napolit dhe suksesit 4-1 në Liguria ndaj Xhenoas.
Ndeshja e radhës në Champions është në fushën e Fejënordit në Holandë, e nuk është çudi të arrihet ndonjë sukses tjetër.

