Rekord shifrash në Kosovë, humbin jetën 12 persona konfirmuar 871 raste të reja me Covid

schedule15:17 - 8 Prill, 2021

schedule 15:17 - 8 Prill, 2021

Shifra të larta viktimash dhe të infektuarish ditorë me Covid janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5 502 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid 871 raste të reja dhe kanë humbur jetën 12 persona.

Sipas autoriteteve shëndetësore viktimat janë shënuar, Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

Gjithashtu gjatë orëve të reja janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.120

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 persona kanë humbur jetën. /abcnews.al