Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord i ri të infektuarish me Covid në Kosovë, humbin jetën 6 persona

schedule15:36 - 5 Nëntor, 2020

schedule 15:36 - 5 Nëntor, 2020

Shifrat e larta me të infektuar me Covid prej ditësh vijojnë të jenë prezente në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.617 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 661 raste pozitive dhe kanë humbur jetën 6 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste.



Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, mes të cilëve kanë humbur jetën 720 persona.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!