Rekord i ri shikueshmërie, Liverpool-United në historinë e Premier League

schedule09:35 - 20 Janar, 2021

schedule 09:35 - 20 Janar, 2021

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer në ndeshjen më të shikuar në historinë e Premier League.

Sipas raportimit të “Sky Sports”, ishin plot 4.8 milionë persona të cilët ndoqën ndeshjen mes dy vendeve të para. Në fakt mes Liverpool dhe United nuk kishte dhe aq shumë emocione dhe rezultati qëndroi i bardhë përgjatë 90 minutave.

 

Kjo ndeshje la pas duele të tjera të mëdha si derbi i Manchesterit në vitin 2012, i cili është ndjekur nga 4.04 milionë persona apo sfidën mes Arsenal e Manchester United në vitin 2003 e ndjekur nga 3.43 milionë persona. /abcnews.al