Reforma në drejtësi, Meta flet për ndërkombëtarë që janë palë me Edi Ramën

schedule22:55 - 25 Maj, 2020

schedule 22:55 - 25 Maj, 2020

Ndërsa ka folur për Reformën në Drejtësi dhe cilësimin e Ambasadores Amerikane për “një marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën”, Presidenti Ilir Meta është treguar i pakursyer edhe për ndërkombëtarët në qëndrimin e tij.

Ndonëse nuk përmendi emra dhe nuk adresoi fjalët e tij, Meta foli për ndërkombëtarë që janë bërë palë me Edi Ramën.

Meta: Nuk ka si ta ketë për mua Ambasadorja se në Shqipëri ka dy aktorë politikë reforma. Ka mazhorancën dhe opozitën. Por opozita ka ikur nga parlamenti, kështu që në Shqipëri ka vetëm një aktor politik, që është Edi Rama. Ka dhe një aktor politik që janë këto dy ambasadat që duhet të përgjigjeshin për paanësinë e kësaj reforme. Nuk ka aktorë të tjerë këtu.

Fevziu: E paska për Ramën?

Meta: Nuk e di, nuk flas në emër të saj. Sa herë ambasadorja të kërkojë një takim zyrtar me presidentin do të jetë e mirëpritur në mënyrën më zyrtare dhe më të përgjegjshme. Reforma në drejtësi i ka përgjegjësitë konkrete. Presidenti i ka paralajmëruar për cdo gjë me kohë, çdo detyrim që ka patur e ka bërë me kohë.

Fevziu:  Po nëse ndërkombëtarët ua vënë gishtin ju?

Meta: Ndërkombëtarët nuk ma vënë dot mua gishtin. Atyre ndërkombëtarëve që janë bërë palë me Edi Ramën ua kam vënë gishtin sy më sy. Nëse ke ndonjë ndërkomnbëtar që ka këtë mendim ma sill mua këtu. Unë jam Presidenti i Republikës, nuk merrem me llafe dhe thashetheme, por për hir të transparencës m’i sill këtu. Ndërkombëtarët e Ramës me këto punë do merren, unë punoj me letra jam serioz.

Fevziu: Si t’i ndajmë ne kush janë të Ramës?

Meta: Ata që janë të Ramës punojnë për Ramën.