Reali merkato te Manchester City, zbulohet i preferuari i Zidane

schedule18:56 - 8 Mars, 2021

schedule 18:56 - 8 Mars, 2021

Real Madrid vazhdon të jetë në garë për fitimin e titullit kampion dhe Champions League. Shumë lojtarë ndodhen në vitin e fundit të kontratës dhe ndryshime të mëdha pritet të ndodhin këtë verë.

Florentino Perez ëndërron të sjellë në “Santiago Bernabeu” emra si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, por jo vetëm. Footmercato zbulon një tjetër lojtar ofensiv që ndodhet në listat e “Los Blancos”.

 

Riyad Mahrez

Ai është Riyad Mahrez, algjeriani i Manchester City. 30-vjeçari i krahut të majtë të sulmit, i cili ka kontratë deri në vitin 2023 me “Cityzens”, pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane.

City pagoi 68 milion euro për Mahrez në verën e vitit 2018 dhe lojtari afrikan ia ka dalë të kthehet në një titullar fiks te skuadra e Pep Guardiolës (35 ndeshje dhe 8 gola këtë sezon). /abcnews.al