Reagon OSHEE, tregon pse doli me humbje

schedule19:52 - 17 Janar, 2020

schedule 19:52 - 17 Janar, 2020

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbyllur vitin 2019 me një humbje. Kjo situatë ka ardhur pavarësisht çmimit të energjisë i cili rezulton më i larti në rajon apo masave penalizuese ndaj qytetarëve që nuk paguajnë faturat e energjisë.

Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Ervin Minarolli në deklaratë për mediat u shpreh se kjo gropë është krijuar nga blerja e energjisë me çmime më të larta se tregu apo edhe për favorizim të klientëve pranë qeverisë.

OSHEE pas kësaj deklarate ka ardhur me një reagim duke pranuar se viti 2019 ishte një vit i vështirë dhe tregon arsyet përse doli me humbje.

OSHEE bën të ditur se ka përmbyllur të dhënat e treguesve kryesore ekonomiko/financiar për vitin 2019, i cili konsiderohet si më i vështiri, për shkak të thatësirës së tejzgjatur që çoi në mungesën e prodhimit nga HEC-et e Kaskadës së Drinit dhe ato private.

Sipas OSHEE se gjatë 2019, shpenzimet për blerje energjie rezultuan 8.9 miliard lekë më shumë se 2018.

Ndryshimi i kontratës së KESH me OSHEE gjatë vitit 2019 e rëndoi edhe më shumë pozitën financiare të kompanisë.

Dy elemente të tjerë, që nuk kanë lidhje me aktivitetin ekonomik të vitit 2019, sipas OSHEE shkaktuan rritje të zërit të shpenzimeve operative dhe rrjedhimisht dhe përkeqësimin e rezultatit financiar vjetor.

Megjithatë OSHEE thekson se në zbatim të planit për menaxhimin e situatës së thatësirës së tejzgjatur, ka mbajtur nën kontroll rigoroz të gjitha llojet e shpenzimeve të tjera operative./abcnews.al

PD: OSHEE 64 MLN EURO HUMBJE

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!