Reagon Ambasada Holandeze: Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet për të luftuar krimin

schedule15:42 - 3 Korrik, 2019

schedule 15:42 - 3 Korrik, 2019

Pas këtij vendimi Ambasada e Holandës në Tiranë tregon  se më 1 korrik  Komisioni Evropian i ka dërguar një letër ministrit holandez për punët e Jashtme.

Në këtë letër shkruhet se Shqipëria nuk plotëson kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimin e vizave. Megjithkëtë Ambasada Holandeze thotë se në letër Komisioni beson se vendi ynë duhet të vazhdojë të intensifikojë përpjekjet për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil. Ndërkohë duhet të punojë për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar.

Holanda sipas Ambasadës në Tiranë do të punojë me Shqipërinë për të parë se si shqetësimet në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Holandës mund të adresohen në mënyrë më efikase./ABC News Albania 24/7