Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rastet e reja me Covid-19, shtohen të infektuarit tek Gjendja Civile në Vlorë

schedule11:01 - 17 Korrik, 2020

schedule 11:01 - 17 Korrik, 2020

Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Vlorë.

Gazetari i Abc News Elton Nika raporton se nga këto raste, tre janë punonjës të gjendjes civile në Vlorë. Pas rastit të parë të konfirmuar një ditë më parë, ISHP u ka bërë tamponin punonjësve të tjerë dhe tre prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa, për personin e katërt, ISHP po bën hetimin epidemiologjik për të zbuluar se nga e ka marrë virusin. Po ashtu, gazetari raporton se personat e konfirmuar kanë shenja të lehta të sëmundjes.



Kujtojmë këtu se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 55 raste me koronavirus ndërsa tre persona kanë humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.
Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!