Rast me COVID te Juventusi, United shqetëson Milanin para duelit në Europa League

schedule20:16 - 1 Mars, 2021

schedule 20:16 - 1 Mars, 2021

Rast me Covid-19 te Juventusi, ndërsa Manchester United synon një nga lojtarët më të mirë të Milanit. Kampionët e Italisë kanë marrë një lajm negativ përpara duelit të ditës së nesërme kundër Spezias në kampionat.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, bardhezinjtë raportojnë se një pjesëtar i stafit teknik të Andrea Pirlos ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Personi të cilit nuk i zbulohet emri, ka nisur menjëherë karantinën.

Shorti i Europa League vuri Milanin përballë Manchester United në raundin e 1/8-ve të Europa League. Sfida e parë do të luhet në “Old Trafford” (11 mars), teksa një javë më pas të dy skuadrat do të ndeshen mes tyre në Milano.

“Djajtë e Kuq” pëlqejnë një futbollist të kuqezinjve të Stefano Piolit. Objektivi i klubit anglez është Hakan Calhanoglu, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Milanin.

Maldini vijon bisedimet me agjentin e fantazistit turk në lidhje me rinovimin, teksa United po monitoron situatën dhe shpreson të sigurojë shërbimet e Calhanoglu me parametra zero në fund të sezonit. /abcnews.al